“Ministër, pije edhe ndonjë kafe, ndoshta kthjellesh më shumë”, Vlora Dumoshi “thumbon” ministrin Vitia

Aktuale

“Ministër, pije edhe ndonjë kafe, ndoshta kthjellesh më shumë”, Vlora Dumoshi “thumbon” ministrin Vitia

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, ka thumbuar ministrin aktual të shëndetësisë, Arben Vitinë, pas ngjarjeve të sotme që krijoi reagime të shumta tek opinioni publik.

Dumoshi, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka ironizuar me Vitinë, duke iu drejtuar me fjalët: “pije edhe ndonjë kafe, ndoshta kthjethell më shumë”, pasi ministri i MSH-së, u pa në një nga kafiteritë e kryeqytetit kur radha e pleqve që pritnin për t’u vaksinuar afër sallës “1 Tetori” ishte në kulm.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

O Ministër pije edhe naj ☕️ ndoshta kthjellesh ma shumë, dhe e sheh se çfarë katrahure ka kriju keqmenaxhimi yt kundrejt pandemisë.

Kryetari Mustafa dikur thoshte “ata që e kanë lëshuar kosën gjerë, në fund do t’i prejnë këmbët e veta.”

Ashtu duket sot. Pas rënies nga skelet fiktive të propagandës, kjo qeveri del e pa aftë për të menaxhuar me pandeminë. Fatkeqësisht, pasojat po i vuajnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat