Tollovia që bëri bujë, reagon Armend Muja dhe ka një lutje për qytetarët

Aktuale

Tollovia që bëri bujë, reagon Armend Muja dhe ka një lutje për qytetarët

Nga: A.Zh Më: 14 maj 2021 Në ora: 20:42
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot te salla “1 Tetori” në Prishtinë, ku ndërhyri edhe Policia e Kosovës, për të larguar të moshuarit që nuk mbanin distancë teksa prisnin për vaksinim.

Muja ka shpërndarë informacionin mbi lokacionet e vaksinimit për banorët e secilës komunë, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar kujdes të shtuar dhe ndjekje të udhëzimeve për vaksinimin anti-Covid, që pritet të vazhdojë edhe në vikend.

“Vaksinimi kundër Covid-19 vazhdon edhe gjatë fundjavës. Në listën e bashkëlidhur këtu gjeni lokacionet e vaksinimit për banorët e secilës komunë. Me kujdes të shtuar dhe duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHP-së, të kujdesemi për më të afërmit tanë”, ka shkruar në Facebook deputeti Armend Muja.

Partitë opozitare kanë kritikuar ashpër ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke kërkuar dorëheqjen e tij./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat