Vlora Çitaku deklarohet për konfliktin Izrael-Palestinë, ja cilat sulme duhet të dënohen nga Kosova

Aktuale

Vlora Çitaku deklarohet për konfliktin Izrael-Palestinë, ja cilat sulme duhet të dënohen nga Kosova

Nga: A.Zh Më: 14 maj 2021 Në ora: 22:18
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, ka folur për konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, për të cilin ka thënë se e përcjell më thellë se nga rrjetet sociale.

Çitaku ka thënë se Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste dhe se synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

Ajo ka kërkuar nga institutucionet e Kosovës, që të reagojnë ndaj sulmeve të vazhdueshme nga këto organizata.

Sipas saj, Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

Reagimi i Çitakut në Facebook:

Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.

Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).

Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Twitter.

E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze.

Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!

Tash, pa interpretime, këto janë faktet:

1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terroriste. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.

2) Civilë të pafajshëm, izraelitë dhe palestinezë, po vdesin si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.

Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.

Kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat