“Çdokush ka të drejtë të pijë kafe”, komenti interesant i Dreshajt kur pa foton e ministrit Vitia në kafe

Aktuale

“Çdokush ka të drejtë të pijë kafe”, komenti interesant i Dreshajt kur pa foton e ministrit Vitia në kafe

Më: 15 maj 2021 Në ora: 01:12
Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj, ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit është parë në njërën nga kafiteritë në kohën kur në qendrën e vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë u krijua tollovi e madhe.

Dreshaj këtë koment e ka bërë derisa ka thënë se “shteti nuk mbahet nga individi”, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

“Gjithkush ka të drejtë të pijë kafe. Nuk e arsyetoj kafen e ministrit, ose qëndrimin e tij të gjatë në kafe. Sidomos nëse i njëjti ka qenë aty gjatë kohës sa kishte radhë të gjata tek qendra. Por ta dini se shteti nuk mbahet nga individi”, ka deklaruar ndër të tjera deputeti i AAK’së.

Si pasojë e numrit të madh të të interesuarve për vaksinim me vaksinën anti-Covid, përgjatë ditës është shkaktuar një tollovi e madhe teksa pritej tek qendra e vaksinimit salla “1 Tetori” në Prishtinë. Pas kësaj, ka ndërhyrë Policia e Kosovës, duke shpërndarë turmën.

Në po të njëjtën kohë, ministri Vitia është kapur në fotografi në një nga kafiteritë në Prishtinë, foto e cila mori kritika të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat