Vazhdon vaksinimi në “1 Tetori” pa tollovi të krijuar

Aktuale

Vazhdon vaksinimi në “1 Tetori” pa tollovi të krijuar

Më: 15 maj 2021 Në ora: 09:43
Salla “1 Tetori”

Procesi i vaksinimit në sallën "1 Tetori" po vijon edhe gjatë së shtunës, të paktën mëngjesin e sotëm pa tollovi të krijuar nga qytetarët.

Nuk ka shumë persona që po presin në radhë për t’u vaksinuar. Gjatë ditës së djeshme, MSh kishte njoftuar se në këtë qendër vaksinimi do të vaksinohet ata të cilët janë kontaktuar.

"Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë – salla ‘1 Tetori’ – do të vaksinohen qytetarët, të cilët sot gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova, dhe sipas terminit të caktuar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dje në qendrën e vaksinimit në “1 Tetori” u krijua një tollovi e madhe nga qytetarët që prisnin në rend për t’u vaksinuar. E kjo pamje u kritikua ashpër nga opozita por edhe shoqëria civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat