Sallahu: Me veprime të drejta ligjore po eliminohet mentaliteti korruptiv

Aktuale

Sallahu: Me veprime të drejta ligjore po eliminohet mentaliteti korruptiv

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:36
Blerim Sallahu 

Zv.kryeministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu  ka thënë se veprimi i fundit i ministres Albulena Haxhiu, për ti dërguar në Qeveri 12 prona të paluajtshme, të cilat janë të konfiskuara nga gjykatat e Kosovës, ka eliminuar në mentalitet korruptiv.

Sallahu, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Qeveria, në bazë të kritereve që ajo i përcakton, mund t’ua jap këto prona institucioneve përkatëse për shfrytëzim.

Shkrimi i plotë;

Për herë të parë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të kompetencave të saja ligjore i ka dërguar në Qeveri 12 prona të paluajtshme, të cilat janë të konfiskuara nga gjykatat e Kosovës.

Qeveria, në bazë të kritereve që ajo i përcakton, mund t’ua jap këto prona institucioneve përkatëse për shfrytëzim.

Përderisa ministra të qeverive të kaluara si aksionarë në veprime korruptive ua kanë dhënë kundërligjshëm pronat shtetërore personave juridiko-privat me qëllim të përfitimit material të paligjshëm dhe për interesa të ngushta klanore, sot me veprime të drejta ligjore po eliminohet ky mentalitet korruptiv.

Për herë të parë, kemi mbrojtje dhe shfrytëzim të pronës publike vetëm për interes publik.

Prandaj, nuk ka më veprim kundërligjor për interes privat, por ka veprim ligjor për interes publik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat