​Nenad Çanak propozoi më 2008 hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Aktuale

​Nenad Çanak propozoi më 2008 hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:16
​Nenad Çanak

Kreu i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak sugjeroi që ushtria serbe të hyjë në territorin e Kosovës dhe të arrestojë “separatistët” shqiptarë në Prishtinë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Çanak foli për propozimin, i cili ishte i pazakontë për këtë politikan opozitar në programin e mëngjesit në TV Happy.

Ai tha se gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte i vetmi në Kuvend që kërkoi “të respektohet Kushtetuta e Serbisë”.

“A thotë Kushtetuta se (Kosova) është pjesë e territorit të Serbisë? Pastaj kërkova: "Ndez tanket, le të shkojmë në Kosovë! Le të shkojmë të arrestojmë bandën separatiste në Prishtinë", tha Çanak.

Ai deklaron se në atë kohë, koalicioni qeverisës, pjesë e të cilit ishte ai, dhe shtylla kurrizore e shumicës ishte Partia Demokratike, iu përgjigj se ai ishte aventurier.

“Pra, si mund të jem tradhtar tani kur kërkova që të bëhet ajo që ishte obliguese sipas Kushtetutës?”, shprehet Çanak.

Çanak shton se kurrë nuk ishte në favor të luftës pasi e dinte shumë mirë që Serbia mund të humbte kot jetën e qytetarëve të saj, ndërsa struktura të caktuara do të përfitonin, siç shprehet ai, gjatë viteve të nëntëdhjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat