Zyrtari i LDK-së thirrje Mimoza Kusari – Lilës: Të pushoi së tentuari të bëhet më “papë se papa”

Aktuale

Zyrtari i LDK-së thirrje Mimoza Kusari – Lilës: Të pushoi së tentuari të bëhet më “papë se papa”

Nga: N. H Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:26
Mimoza Kusari-Lila

Tensionet e krijuara në seancën e së premtes u bënë mollë sherri në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të mbajtur të hënën. Kjo meqë pas hapjes së atij debati, përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar mbledhjen me arsyetimin se janë ofenduar nga u.d. shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Por, këtyre akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës u është përgjigjur Kusari – Lila, duke thënë se ishin përfaqësuesit e PDK-së ata që e ofenduan personalisht atë.

Në lidhje më këto përplasje në Kuvend, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përcjell “Bota sot”.

Zyrtari i LDK-së përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila duhet të pushoi së tentuari të bëhet më “papë se papa”.

Ja shkrimi i Gecajt:

Mimoza duhet të pushoi së tentuari të bëhet më “papë se papa”, pasi që në mesin ku vepron vetëm njëri nga ata mund të jetë edhe “papë”, edhe “babë”, e besa edhe “zot” ... por nejse, disi duhet me u ngritë nga u.d. në shefe fuqiplotë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat