E vetmja presidente në Ballkan, Osmani në rreshtin e dytë, Ahmeti: Rastësi? Jo!

Aktuale

E vetmja presidente në Ballkan, Osmani në rreshtin e dytë, Ahmeti: Rastësi? Jo!

Nga: A.Zh Më: 17 maj 2021 Në ora: 22:44
Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brioni

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në takimit e presidentëve të rajonit Brdo-Brijun, që u mbajt në Slloveni.

Në gjithë Ballkanin, vetëm Osmani ishte grua presidente.

Mirëpo, ajo është lënë në rreshtin e dytë të liderëve, në fotografitë zyrtare të këtij samiti.

Me këtë renditje nuk është pajtuar as njohësi i çështjeve politike Xhemal Ahmeti.

“Rastësi? Jo. Në krejt Ballkanin vetëm një grua presidente - domosdo shqiptare, patjetër shqiptare e Kosovës. E kishte vendin para gjithë këtyre mushkave, por përgjegjës për tjerët s'jemi”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook.

Në këtë takim, kundërshtimi për ndryshim të kufijve dhe mbështetja për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, ishin nga çështjet që janë diskutuar, sipas nikoqirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat