Çka do të ndodhë me kokainën e sekuestruar? Flet drejtori i Drejtorisë Antidrogë

Aktuale

Çka do të ndodhë me kokainën e sekuestruar? Flet drejtori i Drejtorisë Antidrogë

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:50
Droga e sekuestruar

Drejtori i Drejtorisë Antidrogë në Policinë e Kosovës, Bahri Shala, ka thënë se janë në diskutim se çfarë do të ndodhë me këtë sasi të kokainës së sekuestruar.

Sipas tij, do të tërhiqen mostrat nga secili kilogram dhe pastaj do të merret urdhëresa për shkatërrim, edhe pse sipas tij, kushtet fizike në dhomat e dëshmive të Policisë janë shumë të sigurta.

Shala ka thënë se është derë e blinduar dhe është në një thellësi që nuk mund të kalohet lehtë.

“Është edhe sigurimi i Policisë që rrejnë vazhdimisht e bëjnë siguri. Po për shkak të vendit e hapësirës jemi në tentativë që proceduralisht të shkatërrohet sa më shpejtë. Në çdo paketim do të tërhiqet nga një mostër, nga krejt sasia duhet të tërhiqen 400 mostra”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat