Mustafa i shqetësuar se mos sasitë e mëdha me drogë kanë qarkulluar edhe në të kaluarën tek ne

Aktuale

Mustafa i shqetësuar se mos sasitë e mëdha me drogë kanë qarkulluar edhe në të kaluarën tek ne

Më: 18 maj 2021 Në ora: 01:15
Ish Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa

Ish Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, e ka quajtur sukses të madh konfiskimin e sotëm të 400 kilogramëve të kokainës.

Megjithatë, ai ngre shqetësimin se kjo ndoshta nuk do të thotë se sasitë e tilla nuk kanë qarkulluar edhe në të kaluarën në vendin tonë, por që s’ka pasur aksione të suksesshme si ky sot.

“Unë besoj që një pjesë e madhe e saj me siguri ka pasur destinacion që të del jashtë vendit. Sa duhet gëzuar për këtë aksion, aq edhe duhet shqetësuar. Këto janë dëshmi që janë grup bukur mirë i strukturuar dhe i është dashur kohë e gjatë që të strukturohen dhe ta kenë këtë fuqi, dhe pastaj del dilema se ku kanë qenë organet tona që t’i bien në gjurmë”.

“Nuk besoj që ka mundur të ndodhë që ky grup të provojë me të parën herë ta fusë drogën në Kosovë. Ato me siguri kanë tentuar edhe më parë ose kanë futur sasi më të vogla me sukses, dhe tani kanë filluar me sasi më të mëdha”, tha ai.

Mustafa po ashtu e vuri në pah që në rajon janë dy grupe rivale kriminale, kryesisht ne Mal të Zi, që kryejnë edhe vrasje për shkak të kësaj veprimtarie dhe u shpreh se mos ndoshta tani ato kanë filluar të orientohen nga Kosova.

“Mos të lejojmë që tani grupet mafioze të barten në Kosovë dhe te jemi syçelë në këtë drejtim”.

Ndërkaq, në lidhje më atë se çka do të ndodhë me drogën e konfiskuar, ai tha se në bazë të praktikave të kaluara, ajo do digjet, pra do shkatërrohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat