Merret vendimi për personin që u paraqit si hoxhë dhe dhunoi vajzën nga Fushë-Kosova

Aktuale

Merret vendimi për personin që u paraqit si hoxhë dhe dhunoi vajzën nga Fushë-Kosova

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i dyshuari, i paraqitur si person në këndim të Kuranit (Rukexhi) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dyshohet se në banesën e tij në Fushë Kosovë, kishte pranuar viktimën për ofrimin e shërbimit-trajtimin shëndetësor, dhe i njëjti ka kryer veprën penale, dhunim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, i paraqitur si person në këndim të Kuranit (Rukexhi) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dyshohet se në banesën e tij në Fushë Kosovë, gjersa kishte pranuar viktimën për ofrimin e shërbimit-trajtimin shëndetësor, i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur.

Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjeko-ligjor për viktimën, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat