Albulena Haxhiu i shpallë “luftë” përmbarueseve të cilët e shkelin ligjin

Aktuale

Albulena Haxhiu i shpallë “luftë” përmbarueseve të cilët e shkelin ligjin

Nga: A.M. Më: 18 maj 2021 Në ora: 16:00
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka “shpallur luftë” përmbarueseve të cilët e shkelin ligjin.

Sot është iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përmbaruesi privat, me dyshim për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij.

Këtë e ka konfirmuar,  ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.

Gjithashtu,  Haxhiu ka kërkuar nga qytetarët  të cilët gjatë marrjes së shërbimeve nga ana e noterëve, përmbaruesve privat apo ndërmjetësuesve, hasin në ndonjë parregullsi apo shkelje ligjore, rastin ta paraqesin në Ministri të Drejtësisë.

Postimi i plotë:

Mbikëqyrja e punës së profesioneve të lira është jo vetëm përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe përkushtim i imi.

Sot kemi iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përmbaruesi privat, me dyshim për shkelje të ligjit gjatë ushtrimit të autorizimeve të tij.

Do të jemi të pa kompromis në vënien para përgjegjësisë të kujtdo i cili nuk vepron sipas përgjegjësisë. Me këtë rast e inkurajoj komisionin disiplinor që këtë rast ta trajtojë në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Po ashtu i ftoj të gjithë qytetarët të cilët gjatë marrjes së shërbimeve nga ana e noterëve, përmbaruesve privat apo ndërmjetësuesve,  hasin në ndonjë parregullsi apo shkelje ligjore, rastin ta paraqesin në Ministri të Drejtësisë.

Ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia jo vetëm si nocione, por para së gjithash si parime do të jenë udhërrëfyes i punës sime dhe i Ministrisë së Drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat