Nga Amerika publikohet një fotografi e Thaçit duke u përkulur para viktimave serbe: “Pse Hoxhaj heshtë para fotografisë së turpit”?

Aktuale

Nga Amerika publikohet një fotografi e Thaçit duke u përkulur para viktimave serbe: “Pse Hoxhaj heshtë para fotografisë së turpit”?

Nga: N.Sh Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:19
Enver Hoxhaj dhe Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vite më parë kishte vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 serbëve të vrarë pas luftës.

Ata u vranë 17 vite më parë, në fshatin Grackë të Lipjanit.

Mbishkrimi në pllakë është “viktimat e terrorit shqiptar të korrikut 1999”, derisa shqiptarëve u referohet me termin fyes ‘shiptarskog terora’.

Vrasjen e këtyre serbëve, Thaçi e kishte quajtur akt kundër lirisë së Kosovës.

E një fotografi duke u përulur para viktimave serbe e ka publikuar edhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai këtë e quan fotografi të turpit, derisa ka kritikuar Enver Hoxhaj, i cili po heshtë për këtë.

Maxharraj përmes një postimi ën Facebook, thotë se, Hoxhaj po e ‘godet’ Donika Gërvallën, derisa kjo e fundit nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale, por vetëm po kërkon zbardhjen e viktimave.

“Pse heshtë Enver Hoxhaj dhe PDK për këtë foto të turpit. Pse Enver Hoxhaj dhe PDK heshtin, pse nuk distancohen nga ky akt i turpshëm i shefit te tyre. Apo vet Enver Hoxhaj dhe PDK pajtohen me këtë gjest makaber te shefit të tyre. Pse se e beri, çka e shtyre te përkulet para serbeve te cilët vranë, copëtuan, masakruan gra, pleq e fëmijë pa pike mëshirë”, shkruan Maxharraj.

Postimi i plotë:

Image

TRADITA VAZHDON...

Kjo foto është relikte dhe dokument i dale nga arkivi i PDK. Ne këtë foto shihet ish-presidenti dhe ish-kryetari i PDK Hashim Thaçi duke u përkulur para viktimave serbe te vrarë nga terroristet shqiptar te UÇK.

Derisa u/d se kryetarit te PDK Enver Hoxhaj po kërkon qime ne ve për ti rruar, por s’po i gjene, ai po përplaset pa lidhje, pa kurrfarë turpi me ministren e punëve te jashtme Donika Gërvalla për kurgje hiq rreth Gjykatës Speciale duke e bere fajtore Donikën e cila kurrfarë lidhje nuk ka me Gjykatën Speciale, pos qe kërkon realisht drejtësi për viktimat e luftës dhe atyre politike te pas luftës qe veç dyshohet se kush i ka bere. Dhe dihet se kush dyshohet se qëndron pas tyre.

Por, Enver Hoxhaj e ka dështuar shënjestrën ne lidhje me Donika Gërvallen, është shenjëtar i keq i shtrembët, qatall.

Por, për Enver Hoxhajn me mire do te ishte te mos heshte ne lidhje me këtë foto ku shihet shefi i tij duke u përkulë para viktimave serbe te vrarë nga terroristet shqiptar.

Pse heshte Enver Hoxhaj dhe PDK për këtë foto te turpit. Pse Enver Hoxhaj dhe PDK heshtin, pse nuk distancohen nga ky akt i turpshëm i shefit te tyre.

Apo vete Enver Hoxhaj dhe PDK pajtohen me këtë gjest makaber te shefit te tyre. Pse se e beri, çka e shtyre te përkulet para serbeve te cilët vranë, copëtuan, masakruan gra, pleq e fëmijë pa pike mëshire.

Apo,ndoshta vete Enver Hoxhaj dhe PDK pajtohet me nje sjellje,gjest te te këtillë te kryetarit te tyre.

Për këtë Enver Hpoxhaj dhe PDK duhet te deklarohet publikisht,sepse nje sqarim ua ka borxh qytetarëve dhe opinionit.

Pra cili gjest qenka me i tmerrshëm ai i Donika Gërvallës qe kërkon drejtësi për viktimat lidhur me Gjykatën Speciale,apo ky gjest i turpshëm i përulës se një kryetari shteti para vrastareve.

Gjykatën speciale nuk e solli Donika Gërvalla, ajo ate e gjeti ne mesin e Juaj,sepse ju te PDK e sollët atë bile edhe me kërcënime. Pra, paria e jote Enver Hoxhaj Gjykatën Speciale ia late Kosovës si kopil te dera.

Lidhur me foton e me poshtme z.Hoxhaj dhe ju te PDK ia keni borxh nj sqarim publikut e jo te heshtni.

Nëse heshtni edhe me tutje do te thotë se tradita vazhdon, e nuk dihet se kush nga Ju është ne radhë te përkulet përsëri te kjo përmendore ti Enver Hoxhaj apo Albelard Tahiri.

Do te shihet....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat