Kuvendi mban seancë më 27 maj, Hamza: Kemi deponuar iniciativë për ndryshime në TVSH

Aktuale

Kuvendi mban seancë më 27 maj, Hamza: Kemi deponuar iniciativë për ndryshime në TVSH

Më: 24 maj 2021 Në ora: 13:49
Bedri Hamza

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës do të mbahet më 27 maj për të diskutuar për problemet në arsim.

“Sapo përfundoi mbledhja ku u vendos për seancën me radhës me datën 27 maj dhe një prej pikave është debati për arsim i ftuar nga PDK-ja”.

“Ne duke e parë qe qeveria nuk e ka vëmendjen e duhur për përkrahjen e sektorit privat ne kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSH dhe me këtë ligj që t’i ofrohen lehtësi. E dimë që është reformë e madhe mirëpo kjo do të duhej të ndodhte më herët. Ka edhe plotë lehtësira të tjera duke përfshirë edhe ato legjislative dhe procedurat unë shpresoj që dhe partitë e tjera ta përkrahin këtë ligj dhe besoj që është prej reformave që duhet të ndodhë”.

“Kjo iniciativë është në procedurat e Kuvendit dhe besoj që shumë shpejtë do të trajtohet në një nga mbledhjet e Kryesisë.”

Hamza tha se asnjëherë s’ka qenë temë e diskutimit vaksinimi i deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat