“Dil përballu e mos u struk”, Ahmeti, Kurtit: Ja çka do të ndodhë nëse nuk e pranon që ke ndryshuar

Aktuale

“Dil përballu e mos u struk”, Ahmeti, Kurtit: Ja çka do të ndodhë nëse nuk e pranon që ke ndryshuar

Nga: A.Zh Më: 26 maj 2021 Në ora: 14:33
Albin Kurti

Gazetari Arben Ahmeti, ka shkruar sërish për kryeministrin Albin Kurti. Ai e ka pyetur Kurtin, nëse i ka ndryshuar qëndrimet për shumë çështje, të cilat i ka renditur në postimin e tij, përcjell Bota sot.

Ahmeti ka kërkuar nga kryeministri që të del dhe të përballet dhe ta pranojë ndryshimin. Në të kundërtën, sipas tij, do të mendohet që Kurti është një “frikacak” dhe “qyqan”.

Reagimi i Ahmetit në Facebook:

Albin, je ba i ndryshueshëm (2)

Dil përballu, Albin. Trego që ke ndryshu. Je ba i ndryshueshëm.

Trego a duhet të ftohen përfaqësues të Luginës në dialog apo tash ke ndryshuar qëndrim?

A duhet të kërkojë falje Serbia para se të nisë dialogu apo tash ke ndryshuar qëndrim?

A duhet që Serbia të zotohet për reparacionet e dëmeve të luftës apo tash ke ndryshuar qëndrim?

Mbi të gjitha Albin, trego a duhet të jetë parakusht për dialogun me Beogradin, dialogu me serbët lokal apo tash je bindur që bën edhe direkt me Beogradin?

Trego Albin a bën tash të bisedohet me Beogradin për organizimin e brendshëm të Kosovës ?

Trego a duhet që t'i vendosim reciprocitet Serbisë dhe a mendon ende se politikanët që thonë se reciprociteti nuk është zgjidhje janë të shantazhuar?! Janë të shantazhuar sepse janë të korruptuar.

Unë ende e kuptoj dhe nxis ndryshimin tënd, por duke e pranuar se ke ndryshu. Jo duke u fshehur. Jo duke u strukur. Sepse dikujt i shkon mendja për keq e fillojnë të mendojnë që je frikacak e "qyqan" që kurgjo nuk bon. Nuk merr vendim.

A.A - ideator i përgjithshëm!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat