Asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, 412 të shëruar dhe kaq të infektuar

Aktuale

Asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë, 412 të shëruar dhe kaq të infektuar

Nga: N.Sh. Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka rezultuar asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, brenda 24 orëve të fundit janë infektuar 18 qytetarë, ndërsa janë shëruar 412.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë testuar 1886 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

ASNJË RAST I VDEKJES, 18 RASTE POZITIVE DHE 412 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat