AKR-ja nesër zyrtarizon kandidatin për Prishtinën: Kush janë tre kundër-kandidatët e Selim Pacollit brenda partisë?

Aktuale

AKR-ja nesër zyrtarizon kandidatin për Prishtinën: Kush janë tre kundër-kandidatët e Selim Pacollit brenda partisë?

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Aleanca Kosova e RE (AKR) do të t’ia mësyj që të marrë udhëheqjen e Prishtinës për katër vejtët e ardhshme. Por, derisa tashmë ka filluar zyrtarizimi i kandidatëve për kryetar të kryeqytetit, kjo parti ende nuk ka dalë me një emër për këtë pozitë.

AKR-ja, pritet që nesër të zyrtarizojë kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Këtë për lajmi.net e ka bërë të ditur zyrtari i këtij subjekti politik, Selim Pacolli, i cili aktualisht është nënkryetar i Prishtinës.

Pacolli, ka treguar se janë katër emra që synojnë të dalin kandidat për kryetar të Prishtinës,e në mesin e tyre edhe ai.

“AKR-ja nesër e ka takimin me përfaqësuesit e degëve të Prishtinës dhe besoj se aty do ta nxjerrim kandidatin për Komunën e Prishtinës. Janë katër emra, të cilët fliten në mes partisë tonë, njëri nga ta jam edhe unë. Nesër duhet t’i masim opinionet dhe strategjitë tona. Nesër tërë ditën duhet të ballafaqohemi me idetë tona se cili mund të jetë ai kandidat për Prishtinën”, ka thënë Pacolli.

Ai ka theksuar se në mesin e kandidateve potencial për kryetar të Prishtinës nga kjo parti, dy janë fusha e biznesit.

“I kemi katër kandidat, dy prej të cilëve nuk kanë të bëjnë asgjë me politikën dhe kurrë nuk kanë qenë në skenën politike, por janë njerëz që vijnë nga fusha e biznesit – nga sektori i ndërtimit”, ka bërë të ditur ai.

Ndërkaq, zgjedhjet lokale në Kosovë pritet që të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat