Mos merrni “yrysh”, ish-këshilltari i Albin Kurtit: Serbia edhe me “Zajednicë” nuk e njeh Kosovën

Aktuale

Mos merrni “yrysh”, ish-këshilltari i Albin Kurtit: Serbia edhe me “Zajednicë” nuk e njeh Kosovën

Nga: N.Sh. Më: 31 maj 2021 Në ora: 15:09
Albin Kurti

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurtit, Driton Tali ka kritikuar analistët në Kosovës, të cilët kanë thënë se Serbia për ta njohur Kosovën, do të kërkoj kompromis, pra formimin e “Zajednicës”.

Tali përmes një postimi në facebook, thotë se, sikur të ishte “Zajednica” kompromis për njohjen e Kosovës, atë do ta bëntë në vitin 2015, kur Hashim Thaçi e Isa Mustafa e nënshkruan  këtë marrëveshje.

Ai thotë sugjeron analistët që mos të marrin ‘yrysh’ pasi që, Serbia edhe me “Zajednicë” nuk do ta njeh shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

"Analista": "Zajednica" nuk është kompromisi (i radhës) për të na njohur Serbia!!!

Sikur të ishte, Serbia do të na njihte me 2015, atëhere kur dy patriotët tanë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me vuçiqat e firmosën "Zajednicën".

Bile derisa patriotat tanë, Thaçi e Mustafa, na bindin neve se "Zajednica është OJQ, pa kompetenca ekzekutive", Vuçiqi në Beograd, qytetarëve serbë u shpjegonte se cilat kompetenca ekzekutive "Zajednica" i ka fituar, me këshillēn që "mos t'i dëgjojnë politikanët shqiptarë të Prishtinës sepse ata nuk e dijnë - idenë se kanë - se çka janë kompetencat ekzekutive".

Pra "analista" Serbia me kohë e ka ditur se me "Zajednicë" ajo fiton shumë (pra jo diçka siç ju po trumpetoni nëpër këto debatet e juve palidhje e shumë monotone) mirëpo muhabetin e njohjes nuk e bëri.

Bile ta kish bë pak, ashtu siç e pati bërë me 2006 e 2007 kur kërkonte (dhe fitoi) "decentralizimin etnik edhe eksteritorialitetit e Kishave të Serbisë në Kosmet".

Prandaj ndalne yrishin se kjo Serbi, me apo pa "Zajednicë", nuk do ta njeh Kosovën!

Jo derisa dominohet nga kjo kastë e politikanëve dhe kjo frymë politike!

Mos boni propagandë falas, u morr vesh nëse nuk keni marrë pare prej Serbisë, a nëse keni marrë atëhere vazhdone. ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat