Kurti shkruan për vdekjen e Zojë Prendit të cilës iu vranë pesë djemtë në luftë

Aktuale

Kurti shkruan për vdekjen e Zojë Prendit të cilës iu vranë pesë djemtë në luftë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:43
Zojë Prendi

Sot ka vdekur Zojë Prendi nga Gjakova, të cilës forcat serbe ia vrarë pesë djemtë në prill të 1999.

Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për vdekjen e Zojë Prendit duke kujtuar edhe vrasjen e pesë djemëve të saj të cilët ishin ekzekutuar në masakrën e Mejës në Gjakovë.

"27 prilli i vitit 1999 ishte dita e fundit që Zojë Prendi do të shihte pesë djemtë e saj, Viktor, Sokol, Mark, Robert dhe Gjergj.

Ata ishin midis të paktën 377 civilëve shqiptarë të Kosovës të ekzekutuar nga policia dhe ushtria serbe në masakrën e Mejës. Sot nëna Zojë mbylli sytë përgjithmonë", ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat