Çfarë marrëveshje nënshkroi sot kryeshefi i Postës së Kosovës para shkarkimit

Aktuale

Çfarë marrëveshje nënshkroi sot kryeshefi i Postës së Kosovës para shkarkimit

Nga: A.M. Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës.

Kështu kanë njoftuar mediat vendore, ndërkaq Smakiqi ende nuk ka folur për këtë shkarkim.

Por, disa orë para shkarktimit, ai kishte nënshkruar një marrëveshje, shkruan "Bota sot".

Gjatë ditës së sotme,  Smakiqi si Kryeshefi Ekzekutiv ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ndërmarrjen Publike Komunale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, ish Kryeshefi Ekzketiv, Xhevdet Smakiqi, e kishte mirëpritur këtë marrëveshje të arritur me Kryeshefin Ekzekutiv, Luan Hoti, nga ndërmarrja publike lokale, Stacioni i Autobusëve Sh.A., në Prishtinë.

“Menaxhmenti i Postës së Kosovës Sh.A., në krye me Kryeshefin Ekzekutiv, do të vazhdoi të zgjeroi shërbimet për klientët e Postës, për realizimin e ngritjes së të hyrave vetanake, për t’i sjell stabilitet ndërmarrjes.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi, do të krijojë lehtësira dhe ofrim të shërbimeve të shpejta, të sigurta dhe të lira!”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Si duket, Smakiqit i ka mbetur puna në gjysmë, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat