“Dilni prej hijes së Albinit, mjaft përfituat nga emri i tij”, Pozhari thotë se po sulmohet nga PSD-ja

Aktuale

“Dilni prej hijes së Albinit, mjaft përfituat nga emri i tij”, Pozhari thotë se po sulmohet nga PSD-ja

Nga: A.Zh Më: 4 qershor 2021 Në ora: 18:33
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, u ka kërkuar anëtarëve të PSD-së që të “dalin” prej hijes së kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se PSD-ja duhet të shkëputet nga e kaluara, që të vazhdojë rrugëtimin e saj politik, e jo duke e sulmuar atë dhe Kurtin, përcjell Bota sot.

Pozhari ka thënë se anëtarët e PSD-së nuk do t’i njihte askush po të mos i kishte promovuar Kurti në të kaluarën.

Reagimi i tij në Facebook:

Sa më shumë po më sulmojnë PSD-ja, ma shumë po ma rrisin namin. Po më mbivlerësoni. Mosni bre çuna, rriteni partinë fillimisht. Unë dhe politika jemi si tifozi dhe ndeshja e futbollit. E, ju jeni në fushë. Dilni prej hijes së Albinit. Mjaft përfituat nga emri i tij. Kush do t'iu njihte nëse s'do t'iu kishte promovuar në të kaluarën ai? Hiq, askush.

Tani vazhdojeni rrugëtimin tuaj politik, por paraprakisht shkëputuni nga e kaluara.

Nuk jam unë aq i rëndësishëm sa krejt partia të merreni me mua. Edhe ashtu nuk jeni shumë. Fokusoni energjitë në gjëra më produktive për shoqërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat