Varrosen katër anëtarët e familjes nga Shtimja që vdiqën dje në aksident trafiku

Aktuale

Varrosen katër anëtarët e familjes nga Shtimja që vdiqën dje në aksident trafiku

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 18:18) - Në varrezat e Shtimes u është dhënë lamtumira e fundit katër anëtarëve të familjes Ramadani, të cilën humbën jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni.

Ata janë aksidentuar të dielën rreth orës 16:00 në fshatin Koshare.

Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit).

Image
Image
Image

***

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe kryetari i Shtimes Naim Ismaili po marrin pjesë në varrimin e katër anëtarëve të familjes Ramadani, të cilës humbën jetën një aksident komunikacioni.

Po ashtu në varrim përveç familjarëve e miqve janë edhe nxënës të shkollave, bashkëmoshatar të 12 vjeçarit që ishte njëri nga viktimat e aksidentit.

Nga ky aksident që ka ndodhur në fshatin Koshare, ka mbijetuara një grua, por që vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Image

Viktimat që pësuan në këtë aksident janë Naim Ramadani 39-vjeçar – drejtues i automjetit, Xhevrije Ramadani 60-vjeçare (nëna e Naimit), Sabrije Ramadani 32-vjeçare (gruaja e Naimit) dhe Y.R. 12-vjeçar (djali i Naimit). V.S.

Image

***

Janë varrosur katër anëtarët e familjes Ramadani nga Shtimja të cilët humbën jetën në një aksident trafiku.

Ata janë varrosur në  varrezat e qytetit të Shtimes.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në fshatin Koshare, në rrugën që lidh Shtimen me Ferizajn.

Pamjet:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat