NDI adreson praktikat më të mira në luftimin informacioneve të pavërteta

Aktuale

NDI adreson praktikat më të mira në luftimin informacioneve të pavërteta

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 06:08
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) e mbështetur nga USAID organizon punimet e konferencës dyditore për integritetin e informacion “Disicon”, që do të jetë një ngjarje interaktive e organizuar në një format hibrid.

Diskursi publik në vend përmban informacione të pavërteta, të njëanshme, të ekzagjeruara ose të dëmshme.

Për ta adresuar këtë sfidë, NDI e mbështetur nga USAID në Kosovë, do të sjellë së bashku ekspertë të ndryshëm të fushës së teknologjisë, mediave sociale, gazetari, politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar rreth çrregullimeve të informacionit, implikimet në demokraci dhe praktikat më të mira në luftimin e kësaj dukurie.

Në këtë konferencë do të ofrohen njohuri mbi veprimtaritë dezinformuese dhe pasojat e tyre si dhe do të diskutohet për sfidat në mjedisin medial në Kosovë dhe botë dhe ruajtjen e integritetit të informacionit.

NDI do të prezantojë edhe gjetjet kryesore nga Hulumtimi i Opinionit Publik dhe Monitorimi i Mediave Online dhe Mediave Sociale në Kosovë 2020.

Diskutimi do të zhvillohet në lidhje me mjedisin medial në Kosovë dhe perceptimet e qytetarëve mbi çrregullimet e informacionit.

Hulumtimi i NDI-së tregon për prezencën e një një tregu të fuqishëm vendas për dezinformim.

Portalet online dhe llogari të ndryshme në media sociale kanë krijuar dhe promovuar çrregullime të informacionit, duke anashkaluar kontrollimin e fakteve, ndërkohë që aktiviteti i dezinformimit nga partitë politike ishte i dukshëm gjatë fushatave elektorale.

Panelistët do të diskutojnë praninë dhe përhapjen e dezinformimit në mjedisin medial të Kosovës, profesionalizmin në industrinë e medias, çështjet ligjore dhe rregullative, rolin e mediave sociale në përhapjen e dezinformimit si dhe përpjekjet e nevojshme për të luftuar çrregullimet e informacionit.

Në hapjen e konferencës do të mbajnë fjalë rasti Derek Mitchell, President i Institutit Kombëtar Demokratik, Phillip S. Kosnett, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë si dhe do të ketë diskutim me Glenn Kessler, redaktor dhe autor i Fact Checker në Washington Post.

Dita e dytë e konferencës do të nisë me diskutimin me Marketa Gregorova, Deputete e Parlamentit Evropian, ndërsa përgjatë punimeve të konferencës do të ketë panele diskutuese me ekspertë të fushave të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat