​Komandanti i FSK-së Rrahman Rama raporton në Komisioni për Siguri

Aktuale

​Komandanti i FSK-së Rrahman Rama raporton në Komisioni për Siguri

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 07:49
Rrahman Rama

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant, Rrahman Rama do të raportoj sot para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Mbledhja e komisionit do të filloj në ora 10:00.

Veç raportimit të Ramës komisioni do të shqyrtojë edhe raportin e panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Kujtojmë që më 5 maj, para deputetëve të këtij komisioni ka raportuar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili është shprehur se prioriteti i tij është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike civile në FSK që sipas tij është dobësuar.

Po ashtu ai kishte theksuar edhe nevojën për mbështetje s ai përket rritjes së buxhetit për FSK-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat