Shkëlzen Gashi jep paralajmërimin: Ky është synimi i Serbisë me liturgjinë në Kishën në Prishtinë

Aktuale

Shkëlzen Gashi jep paralajmërimin: Ky është synimi i Serbisë me liturgjinë në Kishën në Prishtinë

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2021 Në ora: 17:20
Pamje nga liturgjia

Sot në Kishën Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, pa paralajmërim është mbajtur një liturgji nga një grup serbësh, të prirë nga peshkopi i Rasko-Prizren Teodosije.

Mbajtja e kësaj liturgjie në Kishën e papërfunduar, ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Sipas Shkëlzen Gashit, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ky është një provokim i Serbisë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se synimi i Serbisë është që të reagohet sikur në mars të vitit 2004, në mënyrë që Serbia të fitojë eksterritorialitet.

“Serbia synon të na provokojë, në mënyrë që 'ne' të reagojmë mundësisht sikur në mars 2004. Atëherë, falë reagimit 'tonë', Serbia fitoi status të zonës së mbrojtur për kishat dhe manastiret ortodokse. Tani, ajo synon eksterritorialitet”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat