“Vuçiqi veç po i qet shqelmat e fundit”, Pozhari: Serbia nuk ka rrugë tjetër pos ...

Aktuale

“Vuçiqi veç po i qet shqelmat e fundit”, Pozhari: Serbia nuk ka rrugë tjetër pos ...

Nga: A.Zh Më: 10 qershor 2021 Në ora: 18:13
Aleksandar Vuçiq

Edhe gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar për mbajtjen e liturgjisë fetare në Kishën Ortodoske serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo meshë duhet të shihet si provokim i Serbisë, e cila sipas tij, po humb në dialogun me Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i qet “shqelmat e fundit”.

Reagimi i Pozharit:

Sa më shumë Serbia po humb përparësi në dialog, aq ma shumë po provokon. Si i tillë duhet të shihet edhe organizimi i meshës në objektin e ndërtuar në kohën e regjimit të Millosheviçit, në pronën e kampusit universitar.

Le ta sheh bota gjakftohtësinë tonë dhe arrogancën e tyre.

Kosova është e pavarur dhe Serbia nuk ka rrugë tjetër pos ta pranojë këtë fakt. Tash Vuçiqi veç po i qet shqelmat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat