Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, njëherit ish-zëvendëskryeministër, ka pasur një përplasje me ish këshilltarin e Hashim Thaçit, Artan Behrami.
Behrami akuzoi Abazin se ka tentuar të bëhet pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, para se ky i fundit të aderonte në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mirëpo, këto akuza nga ana e ish-këshilltarit të Thaçit, i ka mohuar deputeti i Abazi, i cili bëri me dije se kurrë s’ka pasur qëllim të futët në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Ky tentimi që prapë është politik. Sidomos kjo gjenerata e re e Partisë Demokratike të Kosovës, që mund ta veshin edhe një uniform tjetër. Unë asnjëherë nuk i iki identitetit tim. Kurrë s’kam qenë në LDK”, ka thënë Abazi si kundërpërgjigje ndaj akuzave të Behramit.
Në vazhdim mund ta shikoni këtë përplasje: