Pozhari godet veteranët: Kur u votua Specialja shkruanin komunikata me insistimin e Thaçit e sot ...

Aktuale

Pozhari godet veteranët: Kur u votua Specialja shkruanin komunikata me insistimin e Thaçit e sot ...

Nga: A.Zh Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:41
Pamje nga protesta e sotme

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar për protestën e sotme në Prishtinë, të organizuar nga OVL të UÇK-së.

Ai ka thënë se shoqatat që sot po protestojnë për gjykimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruanin komunikata kur u votua Gjykata Speciale me insistimin e tij, përcjell Bota sot.

Ai ka pyetur se pse nuk protestuan derisa Thaçi ishte i lirë, duke ua përmend atyre edhe blerjen e tokave nga procesi i privatizimit.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Shoqatat e dala nga lufta shkruanin komunikata kur u votua Gjykata Speciale me insistimin e Hashim Thaçit, e sot protestojnë për gjykimin e tij.

Pse nuk protestuat derisa ftesa nuk i pat ardh Hashimit? Apo disa udhëheqës të këtyre shoqatave kishin punë më të mençura - blerje të tokave nga procesi i privatizimit!?

Urime dita e çlirimit luftëtarëve të vërtetë që nuk ndaluan luftën për ta bërë këtë shtet edhe kur Hashim Thaçi ishte në pushtet.

Ju jeni heronjtë e mi dhe mbrojtësit e vërtetë të emblemës së UÇK-së!

Ju tjerët fryni listat me veteranë të rrejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat