Çfarë po ndodh me PDK-në në Drenas? Edhe një anëtar shpall kandidaturën për kryetar të Komunës

Aktuale

Çfarë po ndodh me PDK-në në Drenas? Edhe një anëtar shpall kandidaturën për kryetar të Komunës

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:40
PDK

Anëtari i PDK-së, Arsim Mehmeti, ka shpallë kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.

Përkundër që ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidimi i Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit nga kjo parti në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte është punë e kryer.

Mehmeti ka thënë se këtë muaj do të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK-së dhe si rrjedhojë zyrtarizohen tjerë kandidatë të kryetarëve të komunave.

Image
Arsim Mehmeti

“Jam anëtar i PDK-së dhe kam të drejtën e pakontestuar të shpall kandidimin tim. Pra deri të vijë koha për zyrtarizim në KQZ-së çdo gjë mund të ndodhë. Unë jam kandidat i anëtarësisë së gjerë të PDK-së, si bashkëthemelues i saj dhe i të qytetarëve të tjerë të Drenasit”.

Mehmeti është në PDK që 22 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat