Nuk e priste askush, LDK-ja befason me qëndrimin për shkarkimin e Valdete Dakës nga presidentja Vjosa Osmani

Aktuale

Nuk e priste askush, LDK-ja befason me qëndrimin për shkarkimin e Valdete Dakës nga presidentja Vjosa Osmani

Nga: N. H Më: 14 qershor 2021 Në ora: 19:53
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka befasuar me qëndrimin e fundit lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e Kryetares së KQZ-së, nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Kjo parti shprehet se vendimin e ka pritur me shqetësim të madh, teksa përmend vlerësimet e përgjithshme, në të cilat thuhet se Daka e ka ushtruar detyrën në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Mirëpo, kujtojmë se Valdete Daka ishte emëruar si Kryetare e KQZ-së në mandatin e dytë më 27 prill 2018 nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Daka shpeshherë ishte kritkuar ashpër për lidhjet dhe vendimet e saja pro Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ja reagimi i plotë:

LDK me shqetësim të madh e ka pritur vendimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për ndërprerjen arbitrare të mandatit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Valdete Daka, e cila, sipas vlerësimeve të përgjithshme, këtë detyrë e ka ushtruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, vendimin për ndrërpreje të mandatit të kryesueses së KQZ-së, në prag të zgjedhjeve lokale, e konsideron si të pabazuar dhe me argumente të paqëndrueshme. Puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Prandaj, vendimin e sotëm e shohim si goditje të rëndë ndaj një institucioni të pavarur kushtetues me performancë të mirë.

Vendimi, për më tepër, rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, në prag të të cilave është Kosova. KQZ-ja, në këtë periudhë përgatitore ka pasur nevojë për stabilitet institucional. Ky stabilitet është cenuar.

Prandaj, si i tillë, vendimi i sotëm, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, është i papranueshëm dhe një goditje për lirinë dhe demokracinë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat