Dënimi i Haki Rugovës, avokati Berisha tregon si ishte nënshkruar kontrata

Aktuale

Dënimi i Haki Rugovës, avokati Berisha tregon si ishte nënshkruar kontrata

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 00:07
Haki Rugova

Besnik Berisha, avokat i kryetarit të Istogut, Haki Rugova, i cili u dënua sot me një vit burgim, efektiv ka thënë se nënshkrimi për të cilin dhe iu ngrit aktakuza klientit të tij, ishte vënë në mënyrë aksidentale.

Rugova akuzohej për konflikt interesi pasi duke vepruar si kryetar i komunës ka nënshkruar një kontratë me një firmë të cilën e drejtonte vëllau i tij, Gani Rugova.

”Është sqaruar, sepse nënshkrimi është fakt, mirëpo është sqaruar se ai nënshkrim ka qenë aksidental, nga numri i madh i dokumentacionit që është dërguar për nënshkrim. Zyra e Prokurimit gabimisht e ka dërguar edhe kontratën në të cilën ishte përfitues vëllau i tij”.

”Në mesin e dokumenteve që ka nënshkruar, e ka nënshkruar atë”.

Si është e mundur që kryetari i komunës ta nënshkruaj një kontratë pa e ditur se çfarë po nënshkruan?

”Jemi në kushte të pabarabarta për shkak të distancës gjeografike që kemi mes vete dhe rrjetit që komunikojmë”.

”Atëherë ta sqaroj. Nënshkrimi në kontratë ka qenë i panevojshëm, ligjërisht jo i domosdoshëm dhe kontratat tjera që kanë shkuar nga zyra e prokurimit në zyrën e kryetarit ku është kërkuar nënshkrimi i tij si zyrtar kryesor administrativ, aksidentalisht ka shkuar edhe kontrata me Macoorrin”.

”Një dokument që ka pasur fuqi ligjore, nuk mund t’i japë dikush që s’ka qenë i nevojshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat