Takimi në Bruksel, Kryeziu tregon se çfarë është dashur të kërkojë kryeministri Kurti

Aktuale

Takimi në Bruksel, Kryeziu tregon se çfarë është dashur të kërkojë kryeministri Kurti

Nga: G.B Më: 16 qershor 2021 Në ora: 10:47
Albin Kurti

Ismet Kryeziu nga KDI, ka thënë se kryeministri Kurti është dashur të kërkojë marrëveshje finale me Serbinë dhe të synojë afatizim kohor.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se më pas janë temat tjera që janë të panumërta dhe për të cilat palët mund të pajtohen duke u bazuar në marrëveshjen finale, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Kurti, do duhej të kërkonte marrëveshjen finale me Serbinë dhe të synonte afatizim kohor.

E më pastaj, temat mund të janë të panumërta dhe të karaktereve të ndryshme që mund të dakordohen dy shtetet mes vete, bazuar në marrëveshjen finale.

Përndryshe, pjesëmarrja në një dialog pa marrëveshje finale, i nisur nga temat, s'është asgjë më shumë se vetëm vazhdim i një politike të papërgatitur për dialogun me Serbinë. Për më tepër, është përshtatje ndaj nevojave të Serbisë dhe disa shteteve burokratike të cilat s'kanë asnjë interes se çfarë po ndodhë me Kosovën.

Delegacioni i Kosovës duhet të jetë pjesë e dialogut jo për shkak të presionit ndërkombëtar, por për shkak të interesit për t'i zgjidhur shume çështje me Serbinë si shtete fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat