Flasin nga LDK dhe PDK: Kjo është arsyeja e bojkotimit të mbledhjes së parë të KQZ-së

Aktuale

Flasin nga LDK dhe PDK: Kjo është arsyeja e bojkotimit të mbledhjes së parë të KQZ-së

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:31
Kreshnik Radoniniqi dhe Vjosa Osmani

Anëtarët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë refuzuar takimin e parë të kryetarit të ri të këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi.

Anëtari i LDK-së, në KQZ, Florian Dushi, ka treguar arsyen e bojkotimit të kësaj mbledhje.

Ai ka thënë se e ka marrë me vonëse ftesën për këtë mbledhje informale të KQZ-së – të parën që në krye të këtij institucioni është Kreshnik Radoniniqi.

“Jam njoftuar me vonesë për këtë takim joformal!”, ka thënë Dushi.

Media ka kontaktuar edhe me Arianit Elshanin, anëtar I PDK-së në KQZ.

Elshani I renditi dy arsye pse kanë vendosur ta bojkotojnë mbledhjen e KQZ-së.

Njëra ndër arsyet është mënyra se si presidentja Vjosa Osmani vendosi ta shkarkojë Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së dhe në vend të saj ta emërojë Kreshnik Radoniqin.

“Për dy arsye s’kam shku në takim: e para vendimi politik I Vjosa Osmanit për emërimin e tij dhe mosdekretimi i dy anëtarëve tjerë të KQZ-së, e që njëri i takon PDK-së”, ka thënë Arianit Elshani.

Në takimin e thirrur nga kryetari I ri i KQZ-së, Kreshnik  Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat