Mbi 110 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Aktuale

Mbi 110 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:44
Ilustrim

Mbi 110 mijë qytetarë janë imunizuar deri më sot në Kosovë, që nga fillimi i procesit në fund të muajit mars.

Lajmi është bërë i ditur nga koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi i cili tha se vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar mbi 400 persona.

“Nëse flasim në nivelin vendi nga fillimi e deri më tani kemi kaluar shifrën e 110 mijëshit, por nëse i referohemi vaksinimit vetëm ditën e sotme kemi mbi 400 të vaksinuar. Në nivel vendi kemi mbi 4 mijë të vaksinuar gjatë ditës së sotme procesi është duke vazhduar në të gjitha qendrat e vaksinimit shumë mirë nuk ka ndonjë parregullsi dhe situate është shumë në nivel sa i përket procesit të zbatimit të vaksinës”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Bardhi konfirmoi se ka nisur edhe vaksinimi i pjesëtarëve të  Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës.

“ Kemi të sëmurët kronik pa dallim moshe Forcat e Sigurisë duke përfshirë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës me prioritet në radhë të parë me listat që kanë ardhur nga këto dy institucione që janë ata me sëmundje kronike por edhe listat që i kanë të hartuara mbi bazën e prioriteteve për tu vaksinuar qoftë nga FSK-ja apo Policia e Kosovës”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë dje ka nisur vaksinimi masiv.

Në fund të këtij muaji pritet të arrijë një kontigjent me dozat që janë blerë nga kompania “Pfizer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat