Kryetari i ri i KQZ-së i gatshëm t’ia lirojë pozitën Dakës nëse...

Aktuale

Kryetari i ri i KQZ-së i gatshëm t’ia lirojë pozitën Dakës nëse...

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 15:59
Valdete Daka

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se i ka mbledhur nënshkrimet për të çuar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të shkarkuar Valdete Dakën nga kryesimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për këtë çështje është pyetur sot kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili para gazetarëve tha se po të vendosë Kushtetuesja se vendimi i Osmanit ka qenë jokushtetues, atëherë ai ia lëshon vendin Dakës sërish.

Por, në pyetjen se nëse ai është i emëruar politik, Radoniqi s’pati koment.

Megjithatë, në konferencë për media, Radoniqi ka lavdëruar punën e Dakës dhe ka thënë se do të vazhdojë punën e mirë të saj.

Ai tha se do të punojë në bazë të ligjit dhe pa anime politike.

“Do të punoj në bazë të ligjit dhe pa anime politike”, tha ai para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat