“Shkarkimi i Valdete Dakës i urdhëruar nga Albin Kurti”, PDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

“Shkarkimi i Valdete Dakës i urdhëruar nga Albin Kurti”, PDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Nga: N.Sh Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:58
Valdete Daka

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar se kanë mbledhur nënshkrimet për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të marr një opinion në lidhje me shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.

Pas shkarkimit të Dakës, nga presidentja Vjosa Osmani opozita kanë reaguar mjaftë ashpër duke e cilësuar këtë vendim si antikushtetues dhe politik.

Gjithashtu për shkarkimin e Dakës kanë reaguar edhe disa prej organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë.

Ndërsa Hoxhaj thotë se vendimi për shkarkimin e Dakës është urdhëruar nga Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Vendimi i presidentes së Kosovës, urdhëruar nga Albin Kurti për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, është antikushtetues, dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik.

Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet.

Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat