​KQZ miraton planin operacional, fushata zgjedhore nis më 16 shtator

Aktuale

​KQZ miraton planin operacional, fushata zgjedhore nis më 16 shtator

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 17:16
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen e parë nën kryesimin e kryetarit të ri të këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi. Derisa anëtarët nga të gjitha partitë politike i uruan mirëseardhje, ishte Arianit Elshani nga PDK i cili kërkoi nga Radoniqi që të jetë gardian i Komisionit Qendror Zgjedhor kundrejt agjendave politike.

Elshani: Uroj të jeni gardian i Kushtetutës dhe KQZ-së

“Uroj që të jeni një gardian i fortë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i ligjeve në fuqi dhe në gardian i KQZ-së në raport me tendencat dhe agjendat politike”, tha ai.

Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit operacional.

Nga Këshillit Operacional, Alim Rama tha se fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale do të nisë nga 16 shtatori dhe do zgjatë deri më 15 tetor.

Rama tha se votuesit jashtë Kosovës do mund të nisin të votojnë nga 15 shtatorit deri më 15 tetor.

Rama: Nga 16 shtator deri më 15 tetor fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale“

16 është afati nga dita e shpalljes së zgjedhjeve për paraqitjen e koalicioneve, data e fundit për tërheqjen e shortit për fletëvotime do jetë 8 shtator, fushata fillon me 16 shtator deri më 15 tetor, votimi aplikimi apo ndryshimi i qendrave të votimit përfundon 14 ditë para ditës së zgjedhjeve që data e fundit 7 shtator. Operacioni i votimit përmes postës periudha e aplikimit fillon me 10 korrik përfundon më 20 gusht, periudha e votimit fillon më 15 shtator dhe përfundon deri më 15 tetor”, tha ai.

Në këtë mbledhje nga Këshilli Ligjor i KQZ-së u propozua plotësim/ndryshimi i Rregullit mbi certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, por një propozim i tillë nuk kaloi dhe u tërhoq pasi u kundërshtua edhe nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, por edhe nga anëtari nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.

Florian Dushi nga LDK tha se këto ndryshime janë vetëm sqarime të cilat janë vlerësuar si të nevojshme për t’u ndryshuar.

Dushi: këto ndryshime në rregullore janë vetëm sqarime

“Kemi bërë praktike disa ndryshime të cilat më tepër ndoshta ose më të drejtë do ishte disa sqarime saktësime për të cilat Këshilli ka konsideruar se janë të nevojshme të bëhet bazuar edhe në procesin e mëparshëm zgjedhor, si rregull nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial dhe nuk ndryshime të mëdha me të cilat eventualisht subjektet politike do hynin në hallë për informimin e tyre jemi këtu ku jemi kjo ka kaluar si rregull në Këshillin për Çështje Ligjore në mbledhjet e KQZ-së nuk kishte për arsye tashmë të njohura deri tek kjo mbledhje që është e para pas shpalljes së zgjedhjeve”, tha ai.

Edhe Sami Kurteshi nga LVV-ja, tha se është pro këtyre ndryshimeve.

Kurteshi: Nuk e prishin rregullat e lojës këto ndryshime

“Unë nuk konsideroj se këtu ka diçka që i prish rregullat e lojës pasi ka filluar loja, janë saktësime unë për vete i kam dy çështje që dua t’i ngritë. Vërejtja kryesore të hiqet neni 2 nëse është përkufizime, përkufizimet janë kopje nga ligji për zgjedhjet e përgjithshme një akt i tillë si rregulloreje nuk duhet t’i ketë përkufizimet derisa i ka ligji”, tha ai.

Kurse, kundër miratimit të këtyre ndryshimeve u shpreh kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili tha se nëse bëhen ndryshime të rregulloreve pas përcaktimit të datës së zgjedhjeve bëhet shkelje kushtetuese.

Radoniqi: Nëse bëjmë ndryshime të rregulloreve gjatë procesit zgjedhor bëjmë shkelje kushtetuese

“Përveç rekomandimeve që janë ekziston edhe një vendim I gjykatës Kushtetuese një proces zgjedhor ku në atë vendim potencohet fakti ku në mes të procesit të zgjedhjeve pasi hapet konkursi nuk mundet të ndërrohet asnjë rregullore, aty nuk potencohet se nëse ka ndryshime kozmetike apo të vogla apo data enë këtë rast nëse ne e aprovojmë këtë rrezikojmë të jemi në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, andaj unë rekomandoj që këtë pikë ta shtyjmë pas përfundimit të zgjedhjeve”, tha ai.

Ndërsa, kundër këtij ndryshimi të kësaj rregulloreje u deklarua edhe anëtari i PDK-së, Arianti Elshani.

Elshani: Jam kundër këtyre ndryshimeve të kësaj rregulloreje

“Parimisht kam qenë dakord që kjo rregull zgjedhore të ndryshohet para caktimit të datës së zgjedhjeve por për shkak të dekretit të presidentes për caktimin e datës së zgjedhjeve unë sot kundërshtoj dhe do votoj kundër sepse bie ndesh me rekomandimet ndërkombëtare lidhur me ndryshimin e rregullave gjatë procesit zgjedhor duke e ditur edhe faktin e dekretit të fundit të presidentes për shkarkimin e zonjës Daka ku potencohet ndryshimi i rregullave gjatë procesit zgjedhor unë sot kundërshtoj këtë votim”, tha ai.

Pas këtij reagimi, Florian Dushi nga Këshilli për Çështje Ligjore i KQZ-së e tërhoqi këtë pikë nga rendi i ditës.

Dushi: Nëse nuk mund të ndodhin këto ndryshime pas datës së zgjedhjeve tërhiqet ky rekomandim

“Nëse ne vlerësojmë tani bashkërisht këtu se gjëra nuk mund të ndryshojnë pas datës së zgjedhjeve unë si kryesues I këtij këshilli pajtohet që kjo të tërhiqet nuk kemi nevojë me u sfidua me vota fare”, tha ai.

Më pas kryesuesi i KQZ-ës, Kreshnik Radoniqi tha se meqenëse u tërhoq kjo pikë atëherë mbetet që ato ndryshime të shqyrtohen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Radoniqi: Kjo rregull do të shqyrtohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale

“Unë nuk po mendoj që këto rregulla të lojës së propozuara kanë pasur ndonjë qëllim të caktuar, nuk ka nevojë as me e votuar por këtë pikë do e lëmë ta shqyrtojmë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, u shpreh ai.

Në këtë mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u miratua rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të partive Politike për regjistrimin e partisë, Partia Demokratike e Diasporës.

Ndërsa, kërkesa e AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor u vendos që të bëhet deri në fund të këtij viti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat