Haradinaj: Unë nuk jam duke kandiduar kundër Albin Kurtit, po kundër kandidatëve të tjerë

Aktuale

Haradinaj: Unë nuk jam duke kandiduar kundër Albin Kurtit, po kundër kandidatëve të tjerë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 21:29
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, foli për planet e tij për Kryeqytetin si dhe për kundërkandidatët e tij.

“Kaosi urbanistik është një prej problemeve më të mëdha. Nuk po zbatohet Ligji për Kryeqytetin, Pallati i Rinisë përdoret vetëm për qëllime jo të mira. Komunikacioni është i stërngarkuar. Qeverisja po bëhet në mënyrë jo të duhur. Ka investime pjesë pjesë dhe e kanë lënë anash ndërtimin e Prishtinës së vjetër. Me ekipin tim profesional kam me arritë me bë shumë punë të mira për kryeqytetin”, tha Haradinaj.

“Unë nuk jam duke kandiduar kundër Albin Kurtit, po kundër kandidatëve të tjerë, që janë për Prishtinën. Aleanca është partia që qeverisë me më së shumti komuna në Kosovë. Objekti i ‘Pandorës’ është i kundërligjshëm, nuk është deshtë të ndërtohet afër hekurudhës. Është e pakuptimt pse është përdorur emir im për këtë çështje, kur unë në atë kohë kur është ndërtu nuk kam qenë i lirë”, tregoi ai.

Ai më tej tregoi se çfarë ka me bë për kaosin urbanistik në kryeqytet.

“Janë 17 milionë probleme në kryeqytet. Qytetarët e Prishtinës e dinë më së miri gjendjen e saj. Kur flasim për shpenzimet nuk shpenzohen as 47 për qind. Nuk guxojnë me tepru paret kur në kryeqytet i ki shumë probleme. Me asfalt nuk duhesh me bë fushatë, është detyrë e secilit kryetar të ndërtoj infrastrukturën rrugore”, tha Haradinaj.

“Në çdo lagje të Prishtinës është duke u ndërtu, mirë që po ndërtohet, mirëpo po punohet shumë ngadalë dhe shumë keq, infrastruktura nëntokësore po punohet shumë keq, kjo nuk tolerohet më. Për ekspertizë, kam ekspert sa të doni, po mendoj që jam më i guximshmi për me marr vendime. Kundërkandidatët janë e njëjta shkollë me kryetarin aktual, vetëm emrat ndryshojnë ”, tha tutje Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat