Nazarko: Ja si mund ta nënshkruajë Kurti me sukses një vendim të vështirë

Aktuale

Nazarko: Ja si mund ta nënshkruajë Kurti me sukses një vendim të vështirë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 00:28
Mentor Nazarko

Analisti Mentor Nazarko po vlerëson se Kosova dhe Serbia kanë shumë çështje për të zgjidhur së bashku dhe sipas tij kjo bëhet vetëm përmes dialogut.

Megjithatë Nazarko derisa komentoi zhvillimet e fundit rreth qasjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti karshi zbatueshmërisë së marrëveshjeve paraprake në Bruksel, u shpreh se për këtë ishte Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ai i cili e vulosi këtë temë.

”Besoj që dialogu ka filluar mirë dhe supozoj që do të fillojë mirë sepse është në interesin e vet kryeministrit Kurti që tashmë ai është në fuqinë e vet maksimale elektorale, një vendim të vështirë, mund ta nënshkruajë me sukses vetëm në një periudhë të forcës së tij maksimale’.

”Kur thash ”pas një fillimi përshtatës”, i referohesha faktit asaj që Kurti e kaloi me një lloj elegance atë që tezën e tij që e kishte mbajtur qëndrueshëm sipas së cilës ‘’do të analizoheshin përpara marrëveshjet e vjetra, e më pas do përqëndroheshin në dialogun e ri”.

”Gjithësesi analiza ishte e mirë”.

”Ky ishte momenti i parë, momenti i dytë i përshtatjes ishte ajo e seancës së shkuar me qasjen e tij ‘’jo dialog në Bruksel por dialog për dialogun’’. Ky pretendim i tij për të demostruar se historia e dialogut fillon me të, ka krijuar reagime të ndryshme, të cilave iu vuri vulën ambasadaori amerikan kur tha se ‘’historia nuk fillon me kryeministrin Kurti”.

”Pse historia nuk fillon me një kryeministër? – kjo ishte konsiderata e parë. Procesi i dialogut nuk është vetëm interes i Kosovës, por kombëtar. Nëse kryeministri Kurti do të ruajë një marrëdhënie të privilegjuar strategjike me Shqipërinë apo edhe perëndimin, nuk ka arsye të mos jetë i suksesshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat