Ishte pjesë e UÇK-së, Blerim Latifi tregon një detaj nga lufta në Kosovë - ja kur u bë ëndrra realitet!

Aktuale

Ishte pjesë e UÇK-së, Blerim Latifi tregon një detaj nga lufta në Kosovë - ja kur u bë ëndrra realitet!

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:40
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi ka kujtuar 18 qershorin e vitit 1999, ditën kur ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës, hynë triumfalisht në qytet, duke e ngritur flamurin e lirisë.

Latifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se në këtë ditë, ushtari i fundit serb u largua nga Drenica, për të mos u kthyer kurrë më.

Ai shton se ëndrra 100 vjeçare e kryengritjeve për çlirim nga Serbia u bë realitet më 18 qershor 1999.

“Ëndrra 100 vjeçare e kryengritjeve për çlirim nga Serbia u bë realitet me 18 qershor 1999, kur ushtari i fundit serb u largua nga Drenica, për të mos u kthyer kurrë më, në jetë të jetëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat