Përveç dorëheqjes, Mentor Shala duhet ta bëj edhe këtë gjë, Mimoza Kusari reagon për gjuhën e përdorur nga zyrtari i RTK-së

Aktuale

Përveç dorëheqjes, Mentor Shala duhet ta bëj edhe këtë gjë, Mimoza Kusari reagon për gjuhën e përdorur nga zyrtari i RTK-së

Nga: N. H Më: 18 qershor 2021 Në ora: 17:22
Mimoza Kusari-Lila

Edhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj gjuhës ofenduese e përdorur ndaj Kryetares së Komisionit për Media, deputetes Doarsa Kica – Xhelili.

“Si shefe e grupit parlamentar të LVV, si grua dhe vendimmarrëse, e konsideroj jo vetëm të ulët dhe totalisht të papranueshme këtë gjuhë, por edhe me pasoja për mënyrën se si vazhdojnë të trajtohen gratë në jetën publike me përgjegjësi në vendimmarrjen politike”, shkruan ajo.

Kusari-Lila shkruan se Shala jo vetëm që duhet të tërhiqet dhe kërkoj falje për këtë deklaratë ndaj deputetes Kica - Xhelili.

Ja shkrimi i tij:

Postimi i zv/drejtorit të RTK-së Mentor Shala dhe gjuha ofenduese e mizogjene e përdorur ndaj Kryetares së Komisionit për Media, deputetes Doarsa Kica - Xhelili, tregon nivelin e katandisjes së një individi i cili problemet dhe dështimet profesionale mundohet ti mbulojë me fyrje e intimidim personal ndaj një personaliteti publik.

Si shefe e grupit parlamentar të LVV, si grua dhe vendimmarrëse, e konsideroj jo vetëm të ulët dhe totalisht të papranueshme këtë gjuhë, por edhe me pasoja për mënyrën se si vazhdojnë të trajtohen gratë në jetën publike me përgjegjësi në vendimmarrjen politike.

z. Shala jo vetëm që duhet të tërhiqet dhe kërkoj falje për këtë deklaratë ndaj znj. Xhelili, por ai duhet të ju kërkoj falje të gjitha grave dhe vajzave të cilat punojnë sot në RTK të cilat ky i ofendoi me postimin e tij, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, e cila është njëherësh është edhe kolegia e tij në RTK.

Asnjë ofendim dhe gjuhë fyerse nuk mund të ndalë reformën në vend. Asnjë linçim dhe intimidim, nuk e zbraps vullnetin për të vazhduar proceset përparuese, në të kundërten, në këto situata, ne vetëm e kuptojmë se sa e domosdoshme dhe sa e vonuar është reforma për vendin. Ata të cilët refuzojnë ta kuptojnë këtë, do të mbesin të dëshpëruar dhe turpëruar për veten e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat