Çitaku i reagon Qeverisë Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit nuk është hajgare

Aktuale

Çitaku i reagon Qeverisë Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit nuk është hajgare

Nga: N. H Më: 19 qershor 2021 Në ora: 14:45
Vlora Çitaku, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas deklaratës së zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, se Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka vlerë juridike dhe si e tillë s’mund të futet në planet e Qeverisë.

Çitaku ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit, apo zotimet e Uashingtonit, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh.

“Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike”, ka shkruar Çitaku.

Ja shkrimi i saj:

Për të satën herë: Marrëveshja e Uashingtonit, apo zotimet e Uashingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh.

Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike.

Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime.

Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken.

Me shumë dashamirësi,

Vlora

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat