Kurti befason me deklaratën për Asociacionin, paralajmëron izolimin e serbëve të Kosovës

Aktuale

Kurti befason me deklaratën për Asociacionin, paralajmëron izolimin e serbëve të Kosovës

Nga: A.Morina Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Formimi i asociacionit të komunave me shumicë serb në Kosovë, është një nga temat më të ndjeshme që pritet të diskutohet në dialogun me Serbinë.

Krahas presionit për formimin e këtij asociacionit, ka reaguar kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

“Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk do t'ju sillte serbëve të Kosovës asnjë dobi, përkundrazi ajo i izolon ata edhe më shumë”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nëse sipas ndërkombëtarëve e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është anëtarësimi në BE - atëhere formimi i një Asociacioni është një non-sens, sepse me hyrjen e Kosovës die Serbisë në EU kufinjtë nuk do të ekzistojnë më.

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk do t'ju sillte serbëve të Kosovës asnjë dobi, përkundrazi ajo i izolon ata edhe më shumë.

Nëse Serbia dhe ndërkombëtaret vazhdojnë ti bëjnë presion Kosovës për këtë çështje, atëhere edhe qeveria e Kosovës duhet të kërkojë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat