Kur Hashim Thaçi rrëfehej para Baton Haxhiut – zbulojeni gënjeshtrën e tij për Asociacionin

Aktuale

Kur Hashim Thaçi rrëfehej para Baton Haxhiut – zbulojeni gënjeshtrën e tij për Asociacionin

Nga: N.Sh Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:13
Pamje nga Brukseli kur Thaçi dialogonte me Ivica Daçiqin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte rrëfyer te gazetari Baton Haxhiu për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ishte mburr para Haxhiut, për Asociacionin, duke thënë se Asociacioni është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

“Me zotimin dhe përgjegjësinë më të lartë, kombëtare, politike dhe shtetërore se, Asociacioni është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës, me dokumentet e Ahtisarit dhe standardet Evropiane”, thotë Thaçi ndër tjera në këtë rrëfim para Haxhiut.

Ai i fton ekspertët dhe opozitën që nëse kanë fakte t’i dërgojnë në Kushtetues.

Sipas tij Gjykata Kushtetuese është mbi Qeverinë, mbi opozitën, mbi partitë politike.

Ai thotë se nëse Kushtetuesja vlerëson që ka shkelje atëherë do të jap llogari.

Mirëpo, në nj video tjetër, ai thotë se nuk e ka nënshkruar Asociacionin, por LDK-ja.

Në anën tjetër, ai pas nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel, ishte deklaruar se kjo ishte një “marrëveshje historike dhe që Serbia e ka njohur shtetin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat