Haxhiu: Proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale

Aktuale

Haxhiu: Proceduam në Qeveri, projektligjin për themelimin e Gjykatës Komerciale

Nga: A.SH Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:22
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është proceduar në Qeveri projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në rrjete sociale duke thënë se, ky është një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe gjithashtu investimeve të huaja në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë.

Falenderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat