Takimi Kurti - Macron mbahet nesër në Paris në këtë orë

Aktuale

Takimi Kurti - Macron mbahet nesër në Paris në këtë orë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 10:16
Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet nesër me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të presidentit francez, takimi do të nisë në orën 19:30 në Pallatin Elysee në Paris.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti i Francës ia kishte dërguar tre muaj më parë kreut të ekzekutivit kosovar, pasi ai kishte fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në mesin e temave të bisedimeve në takimin Kurti-Macron do të jetë edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat