Vjen alarmi për PDK-në: Nëse kryetari zgjidhet nga ‘grupi’ i Enver Hoxhajt kjo parti do të njohë vetëm rënie

Aktuale

Vjen alarmi për PDK-në: Nëse kryetari zgjidhet nga ‘grupi’ i Enver Hoxhajt kjo parti do të njohë vetëm rënie

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 17:39
PDK

Profesori universitar Muhamet Kelmendi, në një prononcim ka folur në lidhje me zgjedhjet për kryetar të PDK-së që pritet të mbahen me 3 korrik.

Kelmendi tha se është vështirë të dihet se kush mund të zgjidhet kryetar i PDK-së pasi brenda kësaj partie ka dy grupime.

Grupi i parë që rrjedhin nga lufta e fundit dhe UÇK-ja dhe grupi i dytë që i janë bashkuar kësaj partie pas luftës.

“PDK është një parti që ka grupe të ndryshme njerëzish me pikpamje të ndryshme dhe shumë kontradiktore. Kryesisht ato ndahen në dy grupime.1. Grupime që rrjedhin nga lufta e fundit dhe nga UÇK-ja dhe 2. Grupime që iu kanë bashkuar kësaj partie pas luftës ku bën pjesë edhe Enver Hoxhaj dhe një numer mjaft i madh i deputetëve”

Ai thotë se nëse në krye të PDK-së vjen një person nga grupimi i Enver Hoxhajt, Abelard Tahirit dhe Uran Ismailit, kjo parti do të dobsohet shumë.

“Midis këtyre dy grupime do të vijë kryetari kesaj partie. Por, ajo që dua të them është fakti se nëse ne krye të kesaj partie vjen grupimi i Enverit, Abelartit, Uranit etj, kjo parti do të bie shumë. Në anën tjetër, njerzit e luftes janë dobsu shumë. Kjo jo nga arrestimet, sa nga spostimet e anetareve tyre në pozita me të ulta apo edhe harxhimet e tyre nga kjo parti në kohën e Thaçit dhe Veselit. Tash është veshtire të themi se kush nga ky grupim do të jetë kandidat. Të presim kandidimet dhe mbi këtë mund të ndërtohen mendimet mbi të ardhmen e kësaj partie. E mira është që kjo parti po shkon në zgjedhje dhe të presim zhvillimet. Zgjedhjet i bëjnë mire” tha Kelmendi.

Partinë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Kadri Veselit, e ka drejtuar Enver Hoxhaj si Ud. i kryetarit.

Aktualisht Hoxhaj është edhe kandidati i vetëm zyrtar për kryetar partie në zgjedhjet që pritet të mbahen me 3 korrik.

Media nga burime të saj brenda PDK-së ka marrë vesh se kryetar i PDK-së pritet të rizgjidhet sërish Enver Hoxhaj.

“Është çështje e kryer, Hoxhaj do ta marrë drejtimin e partisë. Mund të ndodh dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë as kundër kandidat”, ka thënë ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat