Tahiri i AAK-së: Pa përfshirjen e SHBA-ve nuk ka zgjidhje në dialogun me Serbinë

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Pa përfshirjen e SHBA-ve nuk ka zgjidhje në dialogun me Serbinë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:58
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në tryezën e organizuar nga KDI, e  ka quajtur lëvizje të pamatur vendosjen e dialogut si prioritet të gjashtë në programin qeverisës nga Kurti, derisa ka shtuar se pa SHBA-të nuk ka zgjidhje në këtë proces.

“Kryeministri Kurti ka bërë dy lëvizje të pamatshme ka folur për dialogun si një prioritet të gjashtë a shtatë kurse tani dialogu po lenë anash shumë tema. Është një proces shumë konsumues i secilës Qeveri. Ne si parti opozitare jemi shumë serioz edhe pse jemi pakicë, ne kërkojmë llogaridhënie”, tha Tahiri.

Tahiri ka komentuar edhe propozimet e kryeministrit Kurti në Bruksel për të cilat ka thënë se kanë qenë një taktikë katastrofale.

“Qeveria Kurti po përdorë qasje ad-hoc të momentit, përfshirë këtu edhe katër propozimet e tij në Bruksel”, tha Tahiri.

Ai ka shtuar se AAK-ja nuk pranon në asnjë formë, Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe ka bërë të qartë se pa ShBA-në këtë proces dialogu me Serbinë nuk ka zgjidhje.

“Tema e dialogut është temë nacionale dhe nuk është ekskluzive e askujt dhe ne si parti do ta ushtrojmë rolin tonë që të kontribuojnë. Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk pranojmë në asnjë formë. Palët po dihen por ka rëndësi edhe kush është ndërmjetësuesi, pa ShBA-në në tavolinë dialogu me Serbinë nuk ka zgjidhje”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat