Alarmon Geci: Ja rreziku i madh për Kurtin nga “tradhtarët e brendshëm” - SHBA-ve u kemi mbetur në dorë

Aktuale

Alarmon Geci: Ja rreziku i madh për Kurtin nga “tradhtarët e brendshëm” - SHBA-ve u kemi mbetur në dorë

Nga: N. H Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:20
Albin Kurti

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, me theks të vecantë, për dialogun dhe “Zajednicën”, e cila sipas tij, u nënshkrua ga tradhtarët e atdheut dhe e ratifikuar në parlament nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Ai madje alarmon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se e ka shumë të vështirë me “tradhtarët e brendshëm”, dhe se për një gjë të tillë duhet vetëm fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Albinit ju kanë turrur të gjithë për njëheri tradhtarët e brendshëm dhe armiqtë e jashtëm. Amerikës i kemi mbetur në dorë as vetë se ka besuar se jemi kaq të dobët, se po te dinte se besoj se do kishte harxhuar miliardat për këtë popull që i jep votën tradhtarëve dhe ndarësve të atdheut”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Image
Halil Geci dhe Ibrahim Rugova

 

Amerikës i kemi mbetur në dorë as vet se ka besuar se jemi kaq të ligë,

Për ta shpëtuar Albini Kosovën nga Zajednica e nënshkruar nga tradhtarët e atdheut dhe e ratifikuar në parlament nga LDK-PDK, Albini dhe Kosova duhet ta kenë fuqinë e Amerikës!

Se si do ja dalim veç një Zot e dinë.

Se a mundet Albini të luftojë me tërë botën si dhe me tradhtarët e brendshëm të atdheut nuk e besoj.

Lidhja e këtyre tradhtarëve me Rusi dhe Serbi jashtë syrit dhe veshit të popullit dhe mikut tonë të madh Amerikës kinse dëshirojnë t’i përmbyllim armiqësitë shekullore, duke ju falur toka shqiptare fqinjëve sllavë, kur dihet se jo fort larg, para një kohe më pak se një shekull një pjesë e madhe e tokave shqiptare të mbështetur nga Rusia dhe Evropa ua kanë marrë me dhunë duke ju dhuruar fqinjëve për rreth peshqesh pasurit dhe trojet ilire.

Kjo është Evropa ku mbi gjakun dhe toka tona kanë ndërtuar katër shtet sllave...!

Sot fqinjët tonë sllavë flenë në djepin e Ilirisë luten në kisha e manastire tona dhe prapë kanë gjetur mbështetje nga vasalet e tradhtarët e atdheut që të shpërblehen për dhunën vrasjet e fëmijëve dhe dhunimet e grave duke mbetur Kosova tokë e djegur, pa njerëz dhe pasuri.

Albinit ju kanë turrur të gjithë për njëheri tradhtarët e brendshëm dhe armiqtë e jashtëm.

Amerikës i kemi mbetur në dorë as vetë se ka besuar se jemi kaq të dobët, se po te dinte se besoi kishte me harxhuar miliardat për këtë popull që i jep votën tradhtarëve dhe ndarësve të atdheut...!

Më çudit fakti se tradhtarët e tillë si lloji i polarit prej Brojë ka një lloji mbështetje në Drenicë dhe nga disa të shitur të atdheut që e mbështesin aty këtu gjithandej ku kanë vjedhur e kullotur në të njëjtin livadh...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat